75 Mall Live Search
12:50 / E Shtunë, 07 Mars 2020 / indeksADMonline

Përkeqësohet situata në kufirin greko-turk, policia greke hedh gaz lotsjellës

Përkeqësohet situata e emigrantëve në kufirin greko-turk. Mëngjesin e kësaj të shtune ka patur të tjera përplasje mes dhjetëra emigrantëve, teksa përpiqeshin të kalonin në Greqi, me forcat e policisë.

Këto të fundit janë kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës. Përveç gazit, policia greke ka hedhur edhe tymuese, për të shpërndarë turmat e refugjatëve.

Në anën tjetër të kufirit, qëndron me prezencë të shtuar, ushtria dhe policia turke. Ende nuk ka raportime për të lënduar nga përleshjet e mëngjesit të sotëm.

Më 28 shkurt, Turqia njoftoi zyrtarisht se do të lejonte emigrantët të kalonin përmes kufirit të saj drejt Greqisë, e më tej drejt Europës, me argumentin se nuk mund të mbajë më mijëra emigrant dhe fluksin gjithnjë në rritje të tyre, për shkak të intensifikimit të luftimeve në veriperëndim të Sirisë.