Përkeqësohet situata nga reshjet e dendura në Shqipëri: Shembet rruga, dëme në dy banesa
Në fshatin Vajzë të bashkisë Selenicë në Shqipëri, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, është shembur rruga dhe janë dëmtuar dy banesa.
Rruga është bërë e pakalueshme për automjetet, ndërsa fatmirësisht banorët e dy shtëpive të dëmtuara nuk kanë pësuar lëndime, raporton TCh.
Ndërkohë, lumi Vjosë ka dalë nga shtrati, duke përmbytur pazarin.
Niveli i ujit ka arritur në rreth 7.1 metra teksa banorët e zonave të rrezikuara janë njoftuar dhe si masë parandaluese janë evakuuar 12 banesa.

