75 Mall Live Search
13:24 / E Diele, 09 Nëntor 2025 / P M

Përkrah gruas, Bali Muharremaj hedh votën në Suharekë

Kryetari në detyrë i Suharekës dhe njëkohësisht kandidati i AAK-së për një mandat tjetër, Bali Muharremaj, ka votuar sot në këtë komunë.

I shoqëruar nga bashkëshortja, ai ka ushtruar të drejtën e votës në shkollën e mesme të ulët “Migjeni”.

Me këtë rast, Muharremaj po synon edhe një mandat me Suharekën.

Ai u shpreh optimist, teksa u bëri thirrje qytetarëve për të votuar dhe mbajtur sa më demokratik këtë proces.