10:16 / E Martë, 19 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Përkrahësit e Gani Dreshajt të gatshëm për protesta, kërkojnë drejtësi për votën e tyre

Në rrjetet sociale kanë filluar postimet e para për protestë pas procesit të dyshuar zgjedhor në Istog.

Pas paralajmërimit të Dreshajt se nuk përjashton protestat pasi që sipas tij u vjedh vota e qytetarëve istogas dhe se KQZ bëri dallavere me LDK-në, të rinjtë AAK-së dhe PDK-së kanë filluar me organizimet e para për protestë.

Kryetari i rinisë së PDK-së në Istog, Valon Zekaj ka thënë se nuk do të ketë rehati dhe qetësi në Istog deri sa të zbardhet e vërteta e manipulimit të rezultatit zgjedhor.

“Nuk do të kemi rehati dhe qetësi në Istog, deri sa të zbardhet e vërteta e manipulimit të rezultatit zgjedhor, dua drejtësi për votën time!

A jeni gati për protesta?” shkruan Zekaj në Facebook./Indeksonline/