75 Mall Live Search
18:45 / E Enjte, 16 Korrik 2020 / indeksADMonline

Përkrahësit e Thaçit qe 5 orë para Speciales, po vazhdon ende intervistimi

Rreth 20 persona po qëndrojnë para Speciales në Hagë në përkrahje të presidentit të vendit, Hashim Thaçi.

Ai që nga ora 14:00 është duke u intervistuar, për të katërtën ditë me radhë, nga prokurorët e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Intervistat gjatë tri ditëve të kaluara Thaçit i kanë zgjatur rreth gjashtë orë, ndërsa para objektit të Dhomave të Specializuara kanë qëndruar mbështetës të Presidentit të cilët kishin shkuar nga vendet e ndryshme të Bashkimit Evropian por edhe nga Kosova.

Indeksonline ua sjellë pamjet: