09:46 / E Mërkurë, 18 Tetor 2017 / indeksADMonline

Përkrahet dinamika e punës për integrim të Kosovës

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha ka takuar David Cullen, Shef i Njësisë DG D3 pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Komisionit Evropian.

Në takim ishin të pranishëm edhe ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar dhe ai i Financave, Bedri Hamza.

Në takim, u theksua se dinamika e procesit integrues duhet dinamizuar.

Hoxha theksoi se të gjithë akterët, janë të involvuar duke kontribuar në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, komponentet e prioriteteve si dhe me limitet kohore për zbatim.

“Angazhimi ynë është i jashtëzakonshëm dhe mirëpresim çdo përkrahje që vije nga Komisioni Evropian, rekomandimet e vazhdueshme për institucionet tona si dhe nga instancat tjera të rëndësishme evropiane”, tha ajo.

Ndërsa diskutimi u zhvillua në drejtim të maksimalizimit të angazhimit dhe përkushtimit të gjithanshëm për zbatimin e zotimeve brenda procesit.

Ministrat u zotuan në drejtim të angazhimit politik për Mbështetjen buxhetore Sektoriale në Reformën e Administratës Publike, me theks të veçantë në treguesin 6 (marrëveshja dhe angazhimi nga Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit).

Cullen përgëzoi ministrat e pranishëm për përkushtimin dhe dinamizimin e procesit, duke ofruar përkrahje në këtë drejtim./AktivPress