“Përkrahja nis nga familja, tash koha për vendim tim”, Abazi i gatshëm për zgjedhje

Kandidati i LDK-së për deputet, Mustaf Abazi, ka marrë mbështetjen më të madhe ndonjëherë, atë të familjes.
Në një mbremje të organizuar, Abazi u përkrah nga familjaa në rrugëtimin e tij drejt të bërit deputet në legjislaturën e ardhshme, shkruan IndeksOnline.
“Është e paçmueshme kur e di që në çdo hap të rrugëtimit tim, familja është pranë me mbështetje, dashuri dhe fjalë inkurajuese. Këto momente janë ato që të japin forcë për të vazhduar më tej”, u shpreh ai.
Ky është postimi i plotë i Abazit:
Mirënjohje pa fund për familjen time!
Në një mbrëmje të bukur tradicionale familjare, pata knaqësin të ndjej përkrahjen e plotë të njerëzve të mi më të dashur. Është e paçmueshme kur e di që në çdo hap të rrugëtimit tim, familja është pranë me mbështetje, dashuri dhe fjalë inkurajuese. Këto momente janë ato që të japin forcë për të vazhduar më tej.
Faleminderit nga zemra për gjithçka!
Tash për vendin tim!!
LDK 76