75 Mall Live Search
11:39 / E Hënë, 15 Shkurt 2021 / OSH

Përkrahja për Marine le Pen shënon rritje rekorde, ajo mund të mposht Macronin në zgjedhjet e vitit të ardhshëm

Bruno Le Maire, ministri francez i financave, ka paralajmëruar se fitorja e Marine Le Pen është një mundësi e madhe për zgjedhjet e vitit të ardhshëm në Francë të cilat do të mbahet në prill, shkruan Daily Mail, transmeton IndeksOnline.

Ai ka folur derisa janë publikuar sondazhet ku theksohet se Le Pen ka shënuar rritje rekorde të pëlqimit nga ana e qytetarëve.

Në këto sondazhe theksohet se përkrahja për Le Pen shkon në 26 për qind, derisa për presidentin aktual Emmanuel Macron, pëlqimi i qytetarëve ka shkuar në vetëm 24 për qind.