75 Mall Live Search
21:57 / E Martë, 10 Shtator 2019 / indeksADMonline

Përkrahje e fuqishme për Daut Haradinajn deputet, aderime të shumta për konceptin 100 për qind shtet

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, partia e të cilit po garon me moton 100 për qind shtet për zgjedhjet nacionale të 6 tetorit, po merr përkrahje të fuqishme anë e mbanë Kosovës.

Kjo përkrahje për ish gjeneralin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Daut Haradinajn, po vërehet nga takimet e shumta që kandidati për deputet nga AAK, po i zhvillon nëpër komunat e Kosovës dhe reagimet pozitive që po i merr nga qytetarët  gjithandej.

Pritjet madhështore nga banorët e qyteteve të ndryshme të Kosovës dhe shprehja e mirënjohjes për kontributin e tij të pakursyeshëm në të gjitha etapat e shtetndërtimit dhe shtetbërjes, janë sinjalizuesit më të mëdhenj për fitoren 100 për qind të Daut Haradinajt deputet.

Dëshmi e gjithë kësaj mbështetjeje për Haradinjan dhe partinë e tij, janë aderimet e sotme, që krahas konceptit për 100 për qind shtet, u rreshtuan edhe shumë banorë të fshatit Prelez të Muhaxherëve, njerëz që i dhanë shumë historisë së vendit. Në po këtë fshat, Daut Haradinaj ndaloi për vizitë tek familja e dëshmorit të kombit, Limon Reka në nderim të veprës dhe jetës së tij. Krahas besimit për Daut Haradinajn, dhe partisë së tij, AAK-së iu bashkuan edhe figura të rëndësishme si Armend Musliu, një menaxher i suksesshëm, pastaj familja e respektuar e Rexhep Murselit nga Doganaj e Kaçanikut, qytetarë të shumtë nga Duhla e Suharekës që besojnë fuqishëm në kauzën  për një Kosovë të plotë.

Besimi për kandidatin për deputet Daut Haradinaj, njërin nga politikanët më të zëshëm të legjislaturës së fundit qeverisëse është dëshmi  e punës së tij të palodhshme dhe ngritjes së çështjeve të ndryshme në Parlament, për t’u dhënë zgjidhje.

Vizionit 100 për qind shtet, dhe rrugëtimit për një shtet të fortë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, po i besojnë qindra e qindra njerëz të zot, profesionistë të shquar, akademikë, ish luftëtarë të UCK-së, biznismen, njerëz të profileve të ndryshme e të vlerave, të cilët kanë vendosur të besojnë në një shtet që funksionon 100 për qind, guxon  të krijojë e veprojë dhe të marrë vendime 100 për qind në mbrojte të tërësisë territoriale dhe sovranitetit të saj.