Përkrahje madhështore e familjes Ahmeti për kandidatët e PDK-së nga Vushtrria dhe Mitrovica
Kandidatët për deputetë nga radhët e PDK-së, z. Rrahman Rama, z. Arian Tahiri, znj. Melihate Basholli dhe z. Muzafer Shala, kanë marrë përkrahje të fuqishme nga familja Ahmeti nga Mazhiqi.
“Organizime si ky sonte dhe nderimi që na bëri familja Ahmeti janë shtysa jonë më e madhe për të vazhduar punën edhe më fuqishëm drejt fitores më 28 dhjetor”, u shpreh z. Rrahman Rama.


Gjatë takimit, kandidatët vlerësuan përkrahjen e dhënë, duke theksuar rëndësinë e angazhimit qytetar në procesin zgjedhor. Rrahman Rama u shpreh se mbështetja e familjes Ahmeti përbën një shtysë të rëndësishme për vazhdimin e angazhimit politik në prag të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.


