75 Mall Live Search
17:03 / E Enjte, 16 Janar 2025 / Z S

Përkrahje për bizneset vendore: Rrahman Rama viziton fabrikën “Mitroplast” në Mitrovicë

Kandidati për deputet, Rrahman Rama, ka vizituar fabrikën e njohur “Mitroplast” në Mitrovicë, një biznes me traditë që ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në krijimin e vendeve të punës dhe në zhvillimin ekonomik të rajonit.

Gjatë vizitës, Rama theksoi rëndësinë e përkrahjes së bizneseve si “Mitroplast” për përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve dhe zhvillimin e ekonomisë në nivel kombëtar, duke u zotuar për mbështetje konkrete ndaj sektorit privat.

#Rr7 #PDK131 #mamirë./Indeksonline/