Përkrahje për Ukrainën në finalen e Kupës EFL

Në stadiumin “Wembley” të Londrës, tifozët e Liverpoolit dhe Chelseat kanë dalë në përkrahje të Ukrainës.
Kjo përkrahje vjen nga shkallët e stadiumit ikonë të Anglisë, në finalen e Kupës EFL.
Pronari i Chelseat, Roman Abramovich, oligarku rus i cili besohet se është njeri i afërt i Vladimir Putinit, ka thënë se e ka dorëzuar klubin te anëtarët e fondacionit të tij bamirës.
Pas deklaratës së Abramovichit, që nuk lidhet me pushtimin e Ukrainës, Chelsea lëshoi një komunikatë të shkurtër të dielën, ku tha se situata në Ukrainë ishte “e tmerrshme dhe shkatërruese”.
Më herët, lojtarët e West Hamit mbajtën veshur fanella me emrin e bashkëlojtarit Andriy Yarmolenko, para ndeshjes me Wolvesin.
Ukrainasit i është dhënë pushim pas pushtimit të shtetit të tij.
