“Përkthyesi u bë shoku im i ngushtë”, Kololli tregon aventurën në Japoni: Luajnë futboll të mirë

Benjamin Kololli gjatë një interviste për “Blue Neës” ka treguar aventurën e tij në Japoni te skuadra e Shimizu S-Pulse.
Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, tregon se sa e vështirë ishte largësia, por thotë se kaloi momente fantasike në ekipin japonez, shkruan Indeksonline
“Gruaja ime ishte vetëm, gjë që nuk ishte e lehtë për mua. Miku im më i ngushtë atje u bë përkthyesi im”, u shpreh Kololli

“Vetëm pse ne nuk e përcjellim futbollin japonez nuk do të thotë që nuk është i mirë. Cilësia është e shkëlqyeshme, infrastruktura është fantastike. Në Japoni ka shumë stërvitje intensive dhe ne nuk pushuam as dimrit”, vazhdoi tutje mbrojtësi kosovar
Kololli poashtu foli edhe për transferimin e tij në Basel, duke thënë se mezi pret të luaj në klubin më të mirë në Zvicër.
“Kjo është një sfidë e madhe për mua. Tani jam në klubin më të madh në Zvicër, me trajnerin më të mirë. Mezi pres të luaj”, përfundoi lojtari kosovar./Indeksonline/