75 Mall Live Search
11:52 / E Hënë, 02 Shkurt 2026 / P M

”Përkthyesit e OSBE-së ose kanë qenë serb ose rusë”, Valmir Ukaj tregon se si iu zbuluan pikat e UÇK-së

Ish-ushtari i UÇK-së, Valmir Ukaj, ka folur për vrasjen e vëllait të tij Çelë Ukaj nga forcat serbe, i cili asokohe ishte vetëm 17 vjeçar.

Në emisionin N’Demos, Ukaj thotë për të vëllain se ishte shumë trim e nëna nuk e bënte një tjetër si ai.

Përveç kësaj ai rrëfen se vrasja e vëllait të tij u bë në tradhëti të OSBE-së.

”Ai ka qenë ende pa i bërë 18 vite, po djalë ma trim nëna nuk bën më, për çdo ushtar që është vrarë jo por për vëlla jam hakmarrë. Rastin e vëllait që mu ka vra më 9 janar edhe ai ka qenl në tjetër pikë unë në tjetër pikë por dihet botërisht që ajo është bërë në tradhëti të them e OSBE-së, sa kam njohuri unë e di që ata e kanë detyruar OSBE-në me qenë në lëvizje, dhe më së miri këtë e sqaron Daut Haradinaj, e din që ka qenë me të e kanë vëzhguar terrenin. Pasi janë kthyer kanë shkuar deri tek shkolla e Lumbardhit e kanë kryer atë terren edhe janë kthyer. Është e poshtër se ky ka dalë me e ndalë OSBE-në, se në atë kohë Ramushi ka dhënë urdhër mos me e lënë OSBE-në me hy brenda në territor të tyre, për arsye se na zbulonin pikat. Tash përkthyesit a kanë qenë serb a rusë nuk e di po na zbulonin pikat e merrnin informacionin serbët…”, ka thënë ai.