75 Mall Live Search
14:18 / E Hënë, 26 Mars 2018 / indeksADMonline

Përkujtohet beteja e Landovicës

Është përkujtuar 19 vjetori i betejës së Landovicës, në të cilën kanë rënë shtatë dëshmorë dhe dhjetëra martirë, për të cilët u tha se kanë rënë për lirinë që Kosova e ka sot.

Edhe 19 pas, Fahrije Gashi, e ka të freskët momentin kur ushtria serbe i morri djalin për të mos u kthyer më. Ajo me lot në sy përkujton të birin, Tahir Gashin.

 

“E premte ka qenë ajo ditë, kemi dal lart, veç e kemi dëgjuar krismën, granatën. Plaku më tha oj grua granata e prish gurin e Vrrinit e jo djemtë tanë, djemtë na i mbytën. Atë ditë që ka dal, ka dalë në mbrëmje, u kanë në shtëpi i ka pas tri ditë pushim edhe tani erdhën në mbrëmje ushtria këtu edhe ai shkoj. E pat edhe një ditë pushim, por eci me ata. Jo tha, nuk rri kam çuar gisht i pari, patjetër tha që kam me shkuar”, tregoi ajo.

Me rastin e 19 -vjetorit të Betejës së Landovicës është mbajtur edhe një akademi përkujtimore pranë lapidarit në Landovicë.

Përfaqësuesi i veteranëve nga fshati Landovicë, Osman Qereti, tha se në këtë ditë i kujtojnë të gjithë dëshmorët që kanë rënë në muajin mars.

 

“Jemi mbledhur për të 19 herë që nga çlirimi e deri sot për t’i përkujtuar dëshmorët e këtij vendi dhe martirët. Njëkohësisht, në ketë mars i përkujtojmë të gjithë dëshmorët dhe martirët e Kosovës të cilët kanë rënë brenda këtij muaji. Arsyeja pse jemi sot në këtë orë është se mu në këtë orë forcat okupatore e mësynë Kosovën që ta bëjnë një spastrim etnik, e në mesin e këtyre edhe Landovica ishte pjesë”, tha ai.

Para mbajtjes së tubimit përkujtimor, janë bërë homazhe dhe janë vendosur kurora lulesh në varrezat e dëshmorëve në Landovicë