Përkujtohet heroi i kombit Besnik Restelica, në 22-vjetorin e rënies
Sot bëhen 22 vjet nga rënia heroit të kombit Besnik Restelica. Me këtë rast, në një ceremoni, homazhe e kurora lule, vepra e tij është përkujtuar në Podujevë
Duke filluar nga ora 13:00 sot janë bërë homazhe tek varri i tij ku përveç familjarëve, morën pjesë edhe figura të ndryshme politike si anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e lavdishme e UÇK-së, bashkëveprimtarë dhe qytetarë tjerë liridashës nga Llapi dhe vendet tjera të Kosovës.

Ndërkohë, 22 vite më parë UDB-a serbe kishte arrestuar Besnik Restelicën, dhe nga torturat më çnjerëzore që ushtroi ndaj tij ia morën jetën pa mëshirshëm në lokalet e burgut të Prishtinës.






