75 Mall Live Search
18:59 / E Enjte, 18 Mars 2021 / Blerim

Përkujtohet me qirinj të ndezur Sebahate Sopi, e cila u vra nga ish-bashkëshorti

Dhjetëra qytetarë kanë mbajtur “Manifestimin e heshtur përkujtimor” në përkujtim të vrasjes së Sebahate Morina-Sopi nga ish-bashkëshorti i saj.

Ky manifestim u mbajt në sheshin “Skënderbeu”, afër objektit të Qeverisë se Kosovës u ndezën qirinj në përkujtim të së ndjerës.

Më këtë rast organizatorja e manifestimit, Aurela Kadriu ka shprehur mllefin karshi institucioneve për mos reagimin me kohë të këtij rasti.

Rastet e dhunës në familje janë shtuar sidomos pas fillimit të pandemisë COVID-19 dhe për shkak se njerëzit u detyruan të mbyllen dhe kjo ka rritur dukshëm viktimat.

Kujtojmë se Sebahate Sopa u vra këtë të diele në mëngjes, në lagjen Emshir në Prishtinë, nga ish-bashkëshorti i saj Lulzim Sopa, i cili menjëherë pasi vrau atëj kreu vetëvrasje.