16:44 / E Enjte, 28 Maj 2020 / indeksADMonline

Përkundër bllokimit nga Covid-19, tre filma pritet të kenë premierën gjatë verës

Kinematë botërore janë mbyllur për muaj të tërë dhe asnjë film i ri nuk është lëshuar gjatë pandemisë Covid-19 për shkak të rregullave të sigurisë dhe distancës sociale.

Tani, duket se tre filma po planifikojnë të jenë në kinema këtë korrik – të parët që nga marsi, transmeton Indeksonline.

Në disa zona të vendit në ShBA është e mundur që kinematë nuk do të jenë të hapura për të parë disa nga këta filma as gjatë asaj kohe. Në zona të tjera të vendit, kinematë tashmë lejohen të hapen.

Më poshtë tre filmat që pritet të kenë premierën gjatë muajit korrik 2020:

 Unhinged 1 korrik 2020

 Tenet lansohet me 17 korrik 2020

 Mulan 24 korrik 2020