Përkundër borës së madhe që po bie, Policia dhe Ministria e Infrastrukturës po kujdesën për rrugët në Rugovë

Bora po bie me të madhe në Rugovë të Pejës.
Por, kjo nuk i ka ndaluar Policët dhe Ministrinë e Infrastrukturës që të kujdesën për rrugët, transmeton Indeksonline.

Ata kanë dal në teren dhe po i hapin rrugët, duke lehtësuar lëvizjen e qytetarëve në atë pjesë.

Rugova njihet si një nga vendet më të frekuentuara turistike në stinën e dimrit./Indeksonline/



