75 Mall Live Search
11:50 / E Martë, 07 Tetor 2025 / AR

Me gjithë famën, këto dy çifte të “BBVK3” vazhdojnë lidhjet e tyre

“BBVK3” ka qenë një reality-show që theu rekorde të shikueshmërisë.

Gjatë qëndrimit në këtë format, pati edhe lidhje që ishin jetëshkurtër, por edhe prej atyre që vazhdojnë edhe ditët e sotme, shkruan Indeksonline.

Lela dhe Leo janë dyshja të cilët po qëndrojnë bashkë në Kosovë dhe jashtë. Ata po ndajnë momente të bukura duke bërë për vete mijëra fansa.

Edhe Ana e Kevini ka disa muaj që kanë nisur bashkëjetesën në Prishtinë. Ata po sjellin momente komike për ndjekësit e tyre duke dëshmuar që me gjithë famën, po dinë të menaxhojnë edhe jetën private./Indeksonline/