75 Mall Live Search
09:38 / E Diele, 04 Gusht 2019 / indeksADMonline

Përkundër mosmarrëveshjeve, Hadërgjonaj vazhdon me Huddersfield

Ekipi anglez, Huddersfield ra nga Premier Liga sezonin e kaluar dhe tash do të garojë në një rang më të ulët. Ekipi i Florent Hadërgjonaj nuk ishin të fuqishëm sa të siguronin mbijetesën, duke shkruar histori si ekipi që siguron më herët se kushdo tjetër rënien nga Premier Liga.

Gjatë kësaj vere, Florent Hadërgjonaj u raportua se po kërkonte një sfidë të re me një klub tjetër edhe pse ka kontratë me klubin anglez deri në vitin 2021, shkruan Indeksonline.

Më herët këtë verë u raportua se reprezentuesi kosovar i ka prishur raportet me klubin e Huddersfield dhe do të largohet këtë afat kalimtar, megjithatë emri i tij ende figuron si lojtar i ekipit anglez./Indeksonline/