75 Mall Live Search
13:14 / E Hënë, 30 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Liverpooli, me gjithë paraqitjen e jashtëzakonshme, s’arrin ta thyejë rekordin e Chelseas

Liverpooli ka bërë një vit të jashtëzakonshëm, duke u shëndrruar në një skuadër të fortë që i kanë frikë të gjithë kundërshtarët.

Ata kanë zhvilluar 37 ndeshje këtë vit në Premierligë, duke grumbulluar 98 pikë.

Por këto nuk ishin të mjaftueshme për ta thyer rekordin e vitit 2005 që mbahet nga Chelsea.

Blutë nën drejtimin e Jose Mourinhos kishin grumbulluar 101 pikë, me një mesatare prej 2.66 pikë për ndeshje. /IndeksOnline/