75 Mall Live Search
17:14 / E Enjte, 31 Janar 2019 / indeksADMonline

Përkundër skandaleve të shumta, Facebook po shënon rritje të përdoruesve

Rrjeti social, Facebook gjatë vitit 2018 u përball me skandale të shumta dhe u akuzua se po ndërhyn në privatësinë e përdoruesve.

Përkundër gjithë këtyre akuzave, Facebook raportohet se ka shënuar rritje në vitin 2018, transmeton Indeksonline.

Të paktën për çdo muaj, Facebook ka shënuar 9 përqind rritje të përdoruesve.

Fitimi total i Facebook vitin e kaluar ishte 22 miliardë dollarë, 39 përqind më shumë se në vitin 2017.

Në Indi, Indonezi dhe Filipine pati rritje të madhe të përdoruesve të Facebook ndërsa në ShBA dhe Kanada pësoi rënie. /Indeksonline/