75 Mall Live Search
10:01 / E Martë, 28 Janar 2025 / H F

Përkushtimi për Arsimin: Takimi i PDK-së me mësimdhënës të Vushtrrisë për një Kosovë ma të mirë

Mbrëmë, në një takim të organizuar nga PDK-ja në Vushtrri, u diskutua për arsimin e Kosovës dhe rolin kyç që ai luan në zhvillimin e vendit.

Pjesëmarrës ishin ish-ministri i arsimit, profesori Enver Hoxhaj, kryetari i Degës së PDK-së në Vushtrri, Kurtan Kajtazi, dhe kandidatët për deputetë, të cilët u takuan me mësimdhënësit e kësaj komune për të diskutuar për arsimin e së ardhmes.

Sipas të pranishmëve, arsimi është një nga prioritetet kryesore për qeverisjen e ardhshme të Bedri Hamzës dhe do të përfshijë hapa konkretë për përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e motivimit të mësimdhënësve.

“Arsimi është shtylla qendrore e zhvillimit tonë shoqëror dhe kombëtar dhe do të jetë prioritet në qeverisjen e Bedri Hamzës, me paga më dinjitoze për mësimdhënësit, me kurrikula të shekullit XXI, me teknologji bashkëkohore dhe me një modernizim inovativ të infrastrukturës”, ka thënë në këtë takim Abelard Tahiri, kandidat i PDK-së për deputet.

Status i plotë i Abelard Tahirit: