10:15 / E Enjte, 14 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Perla e Ballkanit, një çift turistësh bën një video perfekte, në Shqipëri

Turistët që e shohin Shqipërinë si një mundësi të jashtëzakonshme për të kaluar një aventurë të rrallë, kjo për shkak të natyrës që të lë pa fjalë dhe historisë që i kapërcen kufijtë e të zakonshmes tashmë janë shtuar edhe më shumë.

Këtë herë ka qenë një çift i huaj që bën udhëtime në të gjithë botën, që ka vënë gishtin në Ballkan dhe ka zgjedhur Shqipërinë përrallore shkruan Albeu.com. Ata kanë bërë një video të kohës që kanë kaluar këtu, duke vizituar Kalanë e Shkodrës, Thethin, Syrin e Kaltër etj, dhe duke shijuar ushqimet e mrekullueshme të traditës sonë.

Ky nuk është rasti i parë që blogerët zgjedhin Shqipërinë dhe e konsiderojnë këtë vend një cep perfekt të botës i cili nuk është zbuluar akoma.Për më tepër mund të ndiqni videon në fjalë, që është shpërndarë me mijëra herë dhe ka marrë komente të mrekullueshme.