75 Mall Live Search
17:32 / E Diele, 21 Mars 2021 / A. A

Perla e Ligës së Parë! A ishte gol i rastësishëm apo skemë e ushtruar, flet autori

Futbollisti prizrenas Robert Gjeraj nuk shënon shpesh gola në futbollin tonë. Por atëherë kur realizon, sigurohet që të jetë gol i bukur.

Të shtunën, ai shënoi gol ndaj Vushtrrisë në fitoren 7-1, që e konsideron më të mirin në karrierë.

“Ishte skemë e ushtruar, që një muaj jemi duke e ushtruar. E kemi provuar dy herë në ndeshjet e kaluara por nuk kishim sukses. Jam i kënaqur që herën e tretë shënuam” deklaroi Gjeraj për Indeksonline.

Kapiteni i Lirisë, theksoi se klubi prizrenas do ta përgatis ekipin mirë për sezonin e ardhshëm që të rikthehet në Superligë.

/Indeksonline/