12:36 / E Diele, 05 Gusht 2018 / indeksADMonline

Përlahet në treg shalqiri i kësaj zone shqiptare, prodhuesi tregon sekretin e shitjes!

Ndryshe nga vitet e tjera kur kronikat me shalqinj të pashitur e fermerë të dëshpëruar me fatin dhe qeverinë ishin diçka e zakonshme, këtë sezon po ndodh e kundërta.

Siç informon Top channel, veçohet zona e Divjakës, ku i gjithë prodhimi po blihet nga tregu vendas dhe eksporti.

Risan Janku, një nga prodhuesit dhe eksportuesit e zonës, i cili këtë vit pati prodhim të bollshëm, thotë:

“Ndryshimi i farërave dhe teknologjisë ishte sekreti i suksesit të eksporteve të rritura. Në Divjakë po mblidhet prodhimi i fundit, ndërsa eksportet po furnizohen nga fshatrat e tjera.

Kërkesa është e madhe për prodhimet e zonës, por fermerët thonë se nuk kanë më, sepse i gjithë prodhimi u shit”.