Përleshen dy femra në Mitrovicë të Veriut
				Sipas raportit të Policisë së Kosovës konflikti ka nisur pas një mosmarrëveshjeje verbale.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 19:30, teksa pas intervistimit palët janë liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.
“Rr. Sutjeska”, Mitrovicë- Veri / 03.11.2025 – 19:30. Raportohet se gjatë një mosmarrëveshje midis dy të dyshuarave femra kosovare, të njëjtat kanë sulmuar fizikisht njëra-tjetrën. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

