75 Mall Live Search
10:40 / E Hënë, 22 Gusht 2022 / MSH

Përleshen dy persona në Gjilan, njëri kishte thikë me vete

Dy persona janë përleshur dje në Gjilan.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Esat Berisha”, rreth orës 15:05.

Sipas policisë, deri të përleshja ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje.

“Gjatë kontrollit te njëri i dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një armë e ftohtë (thikë)” thuhet në njoftimin e policisë.

Të dy të dyshuarit, pas intervistimit, janë dërguar në mbajtje.