75 Mall Live Search
08:58 / E Shtunë, 01 Mars 2025 / FR

Përleshen katër persona në Prishtinë, njëri prej tyre lëndohet

Në Prishtinë të premten katër persona janë përleshur me njëri-tjetrin, aty pati edhe të shtëna me armë zjarri.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se gjatë përleshjes fizike, një burrë është lënduar dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë e kalibrit të vogël. Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Prishtinë 28.02.2025-12:29. Raportohet se gjatë përleshjes në mes të katër personave, ka pas edhe të shtëna me armë zjarri. Si pasojë, gjatë përleshjes fizike, një mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë e kalibrit të vogël. Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori.”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.