21:34 / E Hënë, 25 Janar 2021 / Blerim

Përleshen me thika 4 persona në Prizren, lëndohen 2 nga ta

Pak pas orës 18:00 në rrugën ”Ekrem Rexha” ka ndodhur një përleshje midis disa personave, ku janë përdorur edhe mjete të mprehta, me ç’rast janë lënduar dy prej pjesëmarrësve në këtë përleshje

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Rreth orës 18:00 ka ndodhur një përleshje ndërmjet katër personave, ku dy nga të dyshimtit kanë pësuar lëndime të lehta trupore, njëri nga ata ka pësuar lëndime të lehta nga mjeti i prehtë-thika”

Rasti është nën hetime nga stacioni policor në Prizren.