Përleshën mes vete, arrestohen dy persona në Skënderaj

Të mërkurën rreth orës 20:30, ka ndodhur një përleshje mes dy personave në Skënderaj.
Sipas policisë, përleshja ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit njëri është dërguar në mbajtje ndërsa tjetri është liruar.
“Skenderaj 02.04.2025-20:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që ata, pas një mosmarrëveshje, janë përleshur fizikisht në mes vete. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, një i dyshuar dërgohet në mbajtje, ndërsa tjetri lirohet”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/