75 Mall Live Search
09:52 / E Mërkurë, 25 Maj 2022 / MSH

Përleshen në lokal, arrestohen dy persona në Han të Elezit

Dy të dyshuar, njëri 2 vjeç e tjetri 58, janë përfshirë në një përleshje mbrëmë në një lokal në Han të Elezit.

Sipas policisë, deri të përleshja kishte ardhur pas një mosmarrëveshje.

“Dy të dyshuarit pasi janë liruar nga Qendra Emergjente e Ferizajt, janë
shoqëruar në stacionin policor në Han të Elezit dhe pasi janë intervistuar
nga policia” thuhet në njoftim të policisë.

Me vendim të Prokurorit, S.TH (58 vjeç) dhe D.B (22 vjeç) janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti është cilësuar si ‘’Lëndim i lehtë trupor’’.