Përleshen simpatizantët e LVV me të LDK-së në Podujevë

Gjatë ditës së sotme janë përleshur simpatizantët e Lëvizjes Vetëvendosje më ata të Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkruan IndeksOnline.
E gjithë ngjarja ka ndodhur në sheshin e Podujevës, ku LDK-ja po mbantet tubim pranë zyrës së LVV-së.
Aty mbajti një fjalim edhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ku aktivistë të Vetëvendosjes kanë përmendur emrin e Shpejtim Bulliqit, kandidat për kryetar të kësaj komune.
Pas këtij veprimi, ka pasur edhe përplasje midis aktivistëve të dy partive./IndeksOnline/