75 Mall Live Search
12:07 / E Martë, 07 Qershor 2022 / AR

Përleshja fizike mes Noizyt e Cllevios, përfshihet edhe Stresi, paralajmëron vdekje

Reperi, Arkimed Lushaj i njohur si Stresi komentuar sherrin mes Noizy-t dhe Cllevios.

Në një live në rrjetin social Instagram, reperi shprehet se të gjithë duhet të shikojnë punët e veta dhe se nuk duhet sharë me familje.

Cllevio njihet si mik i Stresit ndërsa nga ana tjetër ky i fundit ka rregulluar raportet me Noizy-n.

“Unë e kam parashikuar çdo histori. Ju që ia shani motrën dikujt, familjen mbani mend nga ky live do të ndërrojë jetë dikush. Nëse ia shani familjen dikujt mbani mend do të dalë dikush që ka me ia fut plumb kokës. Mbajeni në mend këtë që po them”, tha reperi.