Përleshja masive në Fushë Kosovë, një hetues policor sulmohet me shufra metalike

Policia e Kosovës ka vendosur shirita të krimit te rrethi kryesor në Fushë Kosovë.
Rruga për Pejë është e bllokuar tërësisht ndërsa aty kanë arritur njësitet për të hetuar rastin.
Ende zyrtarisht nuk është deklaruar policia, por dyshohet se është përfshirë edhe policia dhe një hetues i policisë ka mbetur i lënduar me mjete të forta.
IndeksOnline pak çaste më parë publikoi video nga kjo përleshje masive.
IndeksOnline do t’iu mbajë të informuar për këtë rast…