Përleshja mes tifozëve në Prishtinë/ Tre persona të lënduar, tre të arrestuar

Sonte po zhvillohet ndeshja e raundit kualifikues të Ligës së Kampionëve mes Dritës dhe Copenhagenit.
Mirëpo para se të nis ndeshja, jo gjithçka shkoi mirë, pasi tifozëria gjilanase, “Intelektualët” u përleshën me tifozët mysafir në disa lokale në qendër.
Detaje rreth kësaj përleshje ka dhënë edhe zëdhënësi i Policisë së kryeqytetit, Enis Pllana, ku ka thënë se si pasojë e përleshjes tre persona kanë pësuar lëndime, të cilët edhe kanë pranuar tretman mjekësor dhe tre të tjerë janë arrestuar.
“Sot rreth orës 19:00 ka ndodhë një incident, ku disa tifozë janë përleshur mes vete. Si pasojë, tre persona kanë pësuar lëndime, të cilët edhe kanë pranuar tretman mjekësor. Policia ka vënë situatën nën kontrollë, ku ka arrestuar tre persona dhe disa të tjerë i ka shoqëruar për në stacion policor”, ka thënë ai. /IndeksOnline/