75 Mall Live Search
10:04 / E Martë, 01 Shtator 2020 / indeksADMonline

Përleshje midis 2 grupeve me armë në Podujevë, policia në kërkim të 4 personave

Mbrëmë në Podujevë, u dëgjuan të shtëna me armë zjarri, e si pasojë mbetën të plagosur dy persona.

Indeksonline ka raportuar për këtë ngjarje, ku u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës.

E, në raportin 24-orësh policia bën të ditur se të plagosurit janë duke u trajtuar në Spitalin e Prishtinës, ndërsa janë në kërkim të 4 të dyshuarve, e një tjetër është arrestuar.

Ky është njoftimi i PK-së lidhur me rastin në fjalë:

Rr.Fahri Fazliu, Podujevë 31.08.2020, 20:17. Është raportuar për të shtëna me armë zjarri ku njësit policore kanë dal ne vendngjarje dhe kanë hasur në një veturë e cila ka qenë e dëmtuar. Më pas është konfirmuar se dy persona janë në trajtim mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare-Podujevë dhe ata më pas janë dërguar në Spitalin e Prishtinës për trajtim të mëtutjeshëm.

Tre personat e dyshuar meshkuj kosovarë dhe i dyshuari  katërt të cilit nuk i dihet identiteti janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Me vendim të prokurorit është bastisur shtëpia e të dyshuarve, por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Gjithashtu është arrestuar një person mashkull kosovar, i cili dyshohet se ka shtënë në ajër me armë zjarri dhe ajo armë është konfiskuar.