75 Mall Live Search
23:17 / E Diele, 18 Prill 2021 / AR

Përleshja në Hajvali/ Arrestohet i dyshuari, i konfiskohet edhe arma e përdorur

Është arrestuar personi i dyshuari, i cili pati një përleshje me një tjetër që mbeti i lënduar në Hajvali të Prishtinës, shkruan Indeksonline.

Kështu ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

I dyshuari pas përleshjes me viktimën, në ikje e sipër ka shtënë me armë zjarri.

Të dyshuarit i është konfiskuar armën e cila dyshohet të jetë përdorë në rast.

“Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar personin e dyshuar, si dhe ka konfiskuar armën e cila dyshohet të jetë përdorë në rast.

Ndaj të dyshuarit në koordinim me prokurorin po kryhen veprimet e nevojshme procedurale, ndërkohë që hetuesit po vazhdojnë punën hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”.