Përleshja te lokalet e “Lesnës”, 7 persona grushtohen mes vete
Në pikë të ditës, 7 persona i kanë qëruar hesapet në mes vete në një vend publik.
Ata janë rrahur në mes vete në Prishtinë, saktësisht te një fotokopje tek lokalet e “Lesnës”.
Së paku kështu mëson Indeksonline nga burimet e saja.

Ende nuk dihet arsyeja e përleshjes, ndërsa në vend të ngjarjes kanë dal Policia dhe ambulanca.


Indeksonline ka kontaktuar Policinë për këtë rast dhe është në pritje të përgjigjeve.