09:41 / E Diele, 21 Tetor 2018 / indeksADMonline

Përleshje dhe spektakël në derbin e NBA-s

Në orët e para të mëngjesit të sotëm është zhvilluar ndeshja mes Houston Rockets dhe L.A Lakers, ku fitues dolën Houston me rezultat, 124-115.

Më i miri për Rockets ishte James Harden me 37 pikë, 7 kërcime dhe 5 asiste, kurse Lebron James ishte më i miri tek Lakers me 24 pikë, transmeton IndeksOnline.

Kjo ishte ndeshja e dytë për te dyja skuadrat në sezonin e ri. Houston ka një fitore dhe një barazim, ndërsa Lakers përkundër transferimit të Lebron James ende nuk e ka gjetur rrugën e fitores.

Përveç spektaklit, në këtë ndeshje patëm rastin të shohim një përleshje. Lojtari i Houston, Chris Paul u konfrontua me lojtarin e Lakers, Rajon Rondo. Pjesë e kësaj përleshje ishin edhe lojtarë tjerë.

Pas këtij rasti pritet të ketë pezullime për disa lojtarë. /IndeksOnline/

 

View this post on Instagram

 

Rondo and CP3 threw hands in Lakers-Rockets brawl ?

A post shared by Bleacher Report (@bleacherreport) on