75 Mall Live Search
12:21 / E Shtunë, 27 Dhjetor 2025 / F.R

Përleshje e armatosur në Suharekë, plagoset një person

Një përleshje mes disa personave ka ndodhur sot rreth orës 11:40 në Suharekë.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënës polici për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ku ka njoftuar se një person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për trajtim në Emergjencen e Suharekës.

“Sot, më datë 27.12.2025, rreth orës 11:40, është raportuar për një përleshje mes disa personave, e cila ka eskaluar me plagosjen e një personi me armë zjarri. I plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Suharekës.

Njësitet policore, menjëherë pas pranimit të informatës, i janë përgjigjur rastit dhe janë duke vepruar në bashkërendim me Prokurorin e Shtetit, në përputhje me procedurat standarde policore”, ka thënë Bytyqi./IndeksOnline/