Përleshje e madh në mes të tifozëve të Barcës dhe Lyonit, pesë të lënduar
Pesë persona janë lënduar gjatë një konfrontimi në mes të tifozëve të Barcelonës dhe atyre të Olympique Lyon.
Sipas Radio Barcelona, përplasja ka ndodhur në sheshin afër stadiumit “Camp Nou”, shkruan Indeksonline.
Njëri prej tyre duhej të shtrohej në spital për një dëmtim koke, ndërsa të tjerët morën vetëm ndihmën e parë.
Policia tani po kërkon agresorët nga ana e tifozëve francezë.
Shumë policë janë vendosur para arritjes së 4,500 tifozëve të Lyonit, ndër të cilët ka një grup radikalësh. /IndeksOnline/