75 Mall Live Search
15:59 / E Premte, 24 Dhjetor 2021 / A. M.

Përleshje fizike dhe gjuajte me armë në Prishtinë, policia jep detaje

Rreth orës 15:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në lagjen Kodra e Diellit, në Prishtinë.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin.

Rasti për Indeksonline e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e PK-së për rajonin e Prishtinë.

“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast  një person është lënduar, dyshohet nga përleshja fizike.  Lidhur me këtë rast deri tani janë identifikuar katër persona të dyshuar dhe të  njëjtit janë arrestuar nga ana e policisë.

Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për  sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”. /Indeksonline/

No description available.