75 Mall Live Search
12:18 / E Martë, 05 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Përleshje fizike midis 9 personave, në Mitrovicë, 2 prej tyre bëhen për spital

Nëntë persona janë arrestuar gjatë ditës së djeshme në Mitrovicë, pasi që ata dyshohet se ishin përfshirë në një përleshje fizike.

Policia e Kosovës raporton se dy të dyshuar kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor, njofton Indeskonline.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe është konfiskuar një gëzhojë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/