75 Mall Live Search
22:55 / E Hënë, 20 Korrik 2020 / indeksADMonline

Përleshje fizike mes dy grupeve të njohura te Kafet e Vogla

Një përleshje fizike ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në një nga pjesët më të frektuentuara të kryeqytetit.

Dy grupe të njohura edhe nga Policia e Kosovës janë rrahur mes vete, tek vendi i njohur si Kafet e Vogla në Prishtinë.

Indeksonline mëson se rrahja brutale ka ndodhur jashtë para lokaleve, derisa një person është në gjendje të rëndë, pas lëndimeve që ka marrë. I njëjti është goditur me kodak të revoles.

Policia ka dalë në vend të ngjarjes dhe është në ndjekje të të dyshuarve që lidhen me rastin në fjalë./Indeksonline