09:23 / E Diele, 07 Maj 2023 / shkelqim osmanaj

Përleshje fizike mes reperëve të njohur

Chris Brown u pa duke debatuar me mikun dhe mentorin e vjetër Usher, madje “Page six” raporton se mes tyre ka pasur një sherr fizik.

Po ashtu, TMZ raporton se Chris është grindur me Teyana Taylor në Skate Rock City në Las Vegas gjatë festës së tij të ditëlindjes së 34-të.

Usher më pas përpiqet të flasë me Brown, i cili filloi ta shante ndërsa po largohej. Sipas medias, Brown dyshohet se u mërzit kur Taylor, po e injoronte ndërsa ai po përpiqej të fliste me të në festë.

Këngëtarja e “Go Crazy” dyshohet se “filloi t’i bërtiste” dhe aty ndërhyri Usher.

TMZ pretendon se Brown i ofendoi të dy teksa ishte duke u larguar nga sheshi i patinazhit me ekuipazhin e tij.