08:36 / E Hënë, 04 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Përleshje fizike midis të rinjve, në Mitrovicën e Jugut, lëndohet një person

Një përleshje fizike është shkaktuar mëngjesin e sotëm midis disa të rinjve në Mitrovicën e Jugut.

Si pasojë e kësaj një person ka mbetur i lënduar, kurse katër të tjerë janë duke u intervistuar.

Rastin për Indeksonlinen e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Jugore, Avni Zaiti.

“Deri tani është raportuar për  një përleshje ndërmjet disa të rinjve, katër persona janë duke u intervistuar, një person është i lënduar. Detaje të tjera nuk kemi për momentin, por që lëndimi nuk është nga arma”, ka thënë ai./Indeksonline/