17:38 / E Enjte, 22 Tetor 2020 / OSH

Përleshje fizike në një fshat të Vitisë, lëndohen shtatë persona

Shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një përleshjeje fizike që ka ndodhur sot në fshatin Sllatinë e Epërme të Vitisë në ora 15:50.

Njëri nga të lënduarit është dërguar në QKUK në Prishtinë.

Kështu tha për IndeksOnline zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ndërkohë, asnjë person ende nuk është arrestuar pasi njësitet policore janë në vendin e ngjarjes.

“Si pasojë e këtij incidenti së paku 7 persona janë lënduar, njëri më rëndë. Pas ndihmës mjekësore që ka pranuar në Spitalin e Gjilanit është dërguar për në QKUK. Shkaqet e incidentit nuk dihen ende ndërsa policia është duke e hetuar rastin”, tha ai./IndeksOnline/