Përleshje fizike në Prishtinë, ka të arrestuar
Gjashtë persona janë përleshur fizikisht mes tyre si pasojë e një mosmarrëveshjeje rreth një prone.
Ngjarja, sipas Policisë, ka ndodhur dje rreth orës 11:30 në rr. “Haxhi Zeka”, në Prishtinë.
Lidhur me rastin është bastisur shtëpia e njërit të dyshuar ku është gjetur dhe konfiskuar një pushke gjuetie.
Nuk raportohet për te lënduar.
Dy nga të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje.